606 konkurrentë të cilët synojnë të ndjekin kursin për patrullë të përgjithshme në policinë e shtetit zhvilluan testimin me shkrim.

Kjo është faza e dytë e testimit, pasi në fazën e parë iu nënshtruan testit psikologjik, kontrollit mjekësor dhe vërtetimit të besueshmërisë.

Në këtë fazë ishin 887 aplikantë, 281 prej të cilëve u s’kualifikuan. Kursi i patrullës së përgjithshme me 400 studentë do të zhvillohet në akademinë e sigurisë dhe synon të plotësojë vendet boshe në policinë e shtetit.

Klan News