Kuvendi i Shqipërisë sqaron opinionin publik që deklaratat e kryetares së grupit parlamentar të  PS zonjës Valentina Leskaj në lidhje me njoftimin e rendit të ditës të seancës plenare të datës 15 maj 2009 janë tërësisht të pavërteta, Njoftimi për zhvillimin e kësaj seance plenare është bërë 2 ditë përpara duke vënë në dijeni sekretarët e të gjitha grupeve parlamentare. Ky rend dite është publikuar edhe në faqen zyrtare të internetit të Kuvendit të Shqipërisë, për datën dhe rendin e ditës deputetët janë lajmëruar edhe përmes Televizionit Publik Shqiptar. Rendi i ditës i seancës së ditës së sotme ka të përfshirë vetëm votimin e ligjeve që u shqyrtuan në seancën plenare të datës 11 maj 2009 që miratoi me një shumicë prej 3/5 të votave, të cilat fatkeqësisht u bojkotuan nga opozita parlamentare./tvklan.al