Largimi i Kylian Mbappe ka shkaktuar pasojën e parë në futbollin francez. Të drejtat televizive të kampionatit francez pësuan rënie të madhe në treg.
Shtypi vendas konfirmon se e drejta për të transmetuar ndeshjet e elitës janë shituar për rreth 500 milionë Euro. Shifër tepër e ulët duke parë që ambiciet e Federatës franceze ishin të përfitonin thuajse 1 miliardë euro.
Por largimi i Messi e Neymar, kulmuar edhe me atë të Mbappe në dy sezonet e fundit kanë bërë që aksionet në tregun e transmetimit të bien ndjeshëm. Premier League angleze mbetet lidere në këtë aspekt, me 4 miliardë Euro, ndjekur më pas nga La Liga spanjolle me 2 miliardë Euro.
Bundesliga gjermane gjendet e treta me 1 miliard e 250 milionë Euro, ndërsa Serie A italiane ka vlerë tregu të të drejtave të transmetimit në 900 milionë Euro.
Klan News