E kthyer tashmë në traditë, Lezha ka festuar “Ditën e Shtegtarit”, kushtuar emigrantëve.
Sheshi “Gjergj Kastrioti”, ku prej dy javesh është pagëzuar me emrin “Festë n’Shpi” u popullua nga qytetarë të shumtë, tursitë dhe emigrantë të kthyer në vendlindje për pushime.
Për kryebashkiakun e Lezhës, Pjerin Ndreu kjo festë po merr vëmendjen e duhur nga viti në vit.
Me heret kreu i Bashkise Ndreu priti në në një takim dhjetra emigrantë të ardhur nga vendë të ndryshme.
Në Lezhë festës kushtuar emigrantëve iu bashkuan edhe mjaft artistë nga Shqipëria dhe Kosova të cilët përformuan deri në orët e para të, mëngjesit për qytetarët e mbledhur në sheshin Gjergj Kastrioti.
Tv Klan