Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann, publikoi listën me lojtarët që do të jenë të grumbulluar për dy ndeshjet e këtij muaji në Ligën e Kombeve, ndaj Bosnje Hercegovinë dhe Holandës.

Rikthehet në kombëtaren e “pancerave” Serge Gnabry, i cili mungonte nga nëntori i vitit të kaluar. Gjithashtu do të jetë edhe mbrojtësi Antonio Rudiger, që në ndeshjet e Shtatorit, nuk u grumbullua.

Për portën, pas dëmtimit të Ter Stegen, u përfol për një rikthim të mundshëm të Manuel Neuer, i cili njoftoi tërheqjen pas Europianit, por kjo nuk do të ndodhë.

LISTA:

/tvklan.al