Lajme Arkiva 2003

Lirohen 4 nga 5 personat e ndaluar ne aeroportin Rinasit. 2 prej tyre janë punonjës në komisariatin e këtij aeroporti dhe përkatësisht kryekontrollori Dorian Muça dhe kontrollori Eqerem Disha. Ata rezultuan si bashkëpunëtorë me personat Jak Fierza, Adriana Duka dhe Afrim Bushi. Vetëm ky i fundit u la me mashne sigurisë burg pa afat.

Të ndaluarit u denoncuan përmes një relacioni nga shoqëria ajrore jugosllave Jat se i kishin lejuar të kalonin me dokumente të parregullta gjashtë pasagjerë të cilët u nisën nga aeroporti i Rinasit drejt Beogradit për të kaluar më pas në vendet Shengen.

Pikërisht në aeroportin e kryeqytetit serb dokumentet e tyre pas verifikimit dolën të parregullta. Fill pas ekzekutimit të ndalimit burime të Ministrisë së Rendit deklaruan për shtypin se ishte goditur një rrjet që favorizonte kalimin e paligjshme të personave nga aeroporti ynë.

Në Gjykatën e Tiranës përfaqësuesi i akuzës kërkoi gjatë seancës për masën e sigurisë lirimin të gjithë të ndaluarve përveç Afrim Bushit nga Burreli. Edhe Gjykata e Tiranës la në fuqi gjatë kësaj seance kërkesën e prokurores e cila kërkoi detyrim paraqitje./tvklan.al