Julen Lopetegui është me mendjen vetëm te ndeshja. Ai nuk dëshiron të dëgjojë protestat kundër Pique dhe është i përqendruar se çfarë duhet të bëjë ndaj Shqipërisë në fushën e lojës sot në mbrëmje.
Julen Lopetegui (Trajner i Spanjës)
Pique? Jemi të përqendruar te ndeshja me Shqipërinë. E patëm të vështirë t’i mundnim në takimin e parë, të shohim si do të shkojë te sfida e kthimit. Nuk e dimë se si do të luajnë, pasi kanë një tjetër trajner, ne duhet të mendojmë për lojën tonë që të sulmojmë me të gjitha forcat dhe të mbrohemi mirë. Ne duhet të kualifikohemi në botëror.
Spanja do të këtë një stadium të mbushur sipas informacioneve të mediave vendase. Pritet që të jenë më shumë se 28 mijë spanjollë në tribunat “Rico Perez” të Alikantes.
Tv Klan