Milani ka zgjedhur Julen Lopeteguin si post-Pioli. Siç raportohet nga gazetarët e specializuar në merkaton e futbollit Fabrizio Romano dhe Matteo Moretto, kontaktet e fundit mes dy palëve kanë qenë shumë pozitive dhe të gjithë brenda klubit kuqezi janë dakord me kandidaturën e trajnerit spanjoll.
Nuk ka ende detaje të tjera për t’u vendosur, por negociatat duket se janë në rrugën e duhur. Lopetegui i ka dhënë përparësi Milanit dhe është gati të refuzojë presionin e West Ham-it, i cili do t’i ofronte një pagë më të lartë.
Harmonia totale nga të dyja palët për sa i përket objektivave dhe vlerës së skuadrës, mbi të gjitha synimi për titullin kampion. Mediat italiane raportojnë se Jerry Cardinale, numri një i klubit kuqezi ka dhënë pëlqimin e tij përfundimtar për trajnerin.
Tv Klan