Mbrëmja e së dielës ishte fantastike për Rey Manaj. Sulmuesi i kombëtares shqiptare u rikthye tek Sivaspor. Në aeroportin e qytetit, tifozët e skuadrës i kishin rezervuar një pritje të jashtëzakonshme.
Në përfundim të pushimeve, lojtari do të vijojë angazhimin me klubin turk.
Që në sezonin e tij të parë në superligën turke, Rey Manaj shënoi 18 gola në kampinat dhe 4 në kupë, duke u renditur i treti në listën e golashënuesvepas Edin Dzeko dhe Mauro Icardi.
Manaj ka rigjetur veten në këtë kampionat teksa është shndërruar menjëherë një prej lojtarëve më të rëndësishëm për skuadrën dhe më të dashur për tifozerinë e zjartë turke.
Për 27 vjeçarin ka interesim edhe nga kampionate të tjerë, por ai do të përqendrohet në superligën turke që nis më 11 gusht. Sezonin që lamë pas Sivasspor u rendit në vendin e 7 të tabelës mjaft pranë zonës së kualifikueseve europiane.
Këtë vit ambicjet janë rritur dhe do të synohen shkallët e larta të klasifikimit.
Tv Klan