Sot është dhe afati i fundit për regjistrimin në Maratonën e Tiranës, e cila vjen këtë vit me edicionin e saj të 3-të si eventi më i madh sportiv në vend. Këtë e dëshmon edhe pjesëmarrja e më shumë se 2500 vrapuesve nga shumë vende të ndryshme të botës.
Rritja e numrit të pjesëmarrësve ndër vite është një tregues i mire, se kjo garë është bërë e dashur për qytetarët e Tiranës dhe më gjerë. Pjesëmarrëse në këtë edicion do të jetë edhe fituesja e medaljes së artë në garën e 3000 metrave në Tarragona, Luiza Gega.
Konfirmimi ka ardhur nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, që përmes një statusi në rrjetin social “Instagram” ka publikuar fotografi të Gegës duke bërë përgatitje për këtë event.
Por në këtë garë do të jenë edhe mjaft personazhe të njohura për publikun shqiptar, madje edhe nga kabineti qeveritar i Ramës. Zv. Ministrja e Financës dhe e Ekonomisë Albana Shkurta ka vendosur që të sfidojë jo vetëm në fushën e financave, por edhe atë të atletikës duke u regjistruar.
Ashtu siç kishte paralajmëruar përmes fotove gjatë stërvitjes për këtë maratonë, pjesë e garës do të jetë edhe Shefi i Shtabit te Përgjithshëm Bardhyl Kollçaku.
E nëse jemi mësuar që ti shohim si moderator duke I dhënë shumë hijeshi ekranit, dy prezantueset bukuroshe Nevina Shtylla dhe Xhesika Trola do të guxojnë më 7 Tetor edhe të vrapojnë mes atletëve
Gara do të mbahet me datë 7 tetor dhe do të ketë 3 kategori; Half Marathon (21, 0975 km), Tirana 10K dhe “We too” kjo një kategori që ka për qëllim të jetë më shumë motivuese se sa kompetitive. Çmimet për fituesit do të jenë të shumta, duke e kthyer garën në një sfidë.
/tvklan.al