Enrique: Nuk dua polemika, vendimi më përket mua
Monaco e ndali Paris Saint Germain në barazim pa gola në sfidën e javës së 24 të kampionatit francez.
Por më shumë se ky rezultat në media u komentua zëvendësimi për të dytën ndeshje radhazi të Kylian Mbappe.
Sulmuesi nuk doli në fushë në pjesën e dytë që çuditërisht nuk e ndoqi në stolin e rezervave, por në tribunë.
Kjo situatë solli kritika ndaj trajnerit Luis Enrique, i cili komentoi vendimin e tij.
“Kam shumë kohë që merrem me futboll dhe duhet ta dini që gjithçka është e rëndësishme në këtë klub. Do të vijë koha që do të luajmë pa Mbappe, kështu që po kërkoj më të mirën për skuadrën. Në disa raste kam të drejtë, në disa gaboj. Nuk dua të krijoj polemika, por është një vendim që më përket mua”, tha ai.
Kylian Mbappe ka konfirmuar largimin nga Paris në fund të sezonit dhe e ardhmja e tij është Real Madrid. Paris Saint Germain kryeson kampionatin francez i shkëputur 12 pikë nga vendi i dytë Brest që ka 1 ndeshje më pak.
Tv Klan