Mijëra mbështetës ndaj kryeministrit të Spanjës Pedro Sánchez mbushën rrugët e Madridit në një përpjekje për ta bindur atë të mos japë dorëheqjen.
Lideri socialist gjatë kësaj jave ka njoftuar se po anulonte të gjitha angazhimet zyrtare për të reflektuar për të ardhmen e tij. Kjo vjen pasi pasi një gjykatë hapi një hetim ndaj gruas së tij mbi pretendimet për korrupsion.
Sanchez do të shpallë vendimin për të ardhmen e tij të hënën. Mbështetësit udhëtuan me autobus nga i gjithë vendi për të marrë pjesë në një demonstratë jashtë selisë së partisë së tij në Madrid, duke brohoritur “Pedro, mos u dorëzo” dhe “Ti nuk je vetëm”.
Ata mbushën rrugët duke kënduar dhe duke valëvitur gjithashtu flamujt kombëtarë. Rreth 12,500 mbështetës iu bashkuan tubimit, sipas qeverisë spanjolle.
Akuzat ndaj bashkëshortes së Sanchez u ngritën nga organizata Manos Limpias (Duar e Pastra), e drejtuar nga një njeri i lidhur me të djathtën ekstreme të quajtur Miguel Bernad. Hetimi paraprak po shqyrton lidhjet e zonjës Gómez me kompanitë private që siguruan paratë për qeverinë ose kontratat publike.
Në mënyrë të veçantë, po hetohet gjithashtu marrëdhënien midis një fondacioni që ajo drejtonte të quajtur IE Africa Center dhe grupit të turizmit Globalia, linja ajrore e të cilit Air Europa mori një ndihmë prej 475 milion € gjatë krizës Covid-19.
Sánchez dhe aleatët e tij kanë këmbëngulur se akuzat, të cilat janë raportuar gjerësisht në mediat e krahut të djathtë, janë false. Prokurorët në Madrid kërkuan që hetimi të ndalet për shkak të mungesës së provave.
Kryeministri spanjoll i cili drejton një qeveri koalicioni, ka thënë se akuzat kundër gruas së tij ishin përpjekja e fundit e partive dhe mediave të krahut të djathtë për ta minuar atë.
Klan News