Në Europë Londra shihet si pika e nxehtë e pandemisë
Numri i rasteve të konfirmuara Covid-19 në të gjithë botën tejkaloi 32.1 milionë, ndërsa ai i viktimave ka shkuar në 980,000, sipas të dhënave të fundit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
SHBA, India dhe Brazili mbetën vendet më të prekura, duke udhëhequr botën si në rastet e konfirmuara ashtu edhe në vdekjet.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës raportuan mbi 7.2 milionë raste të konfirmuara dhe mbi 208 mijë vdekje, kurse India 5,8 milionë të infektuar dhe 92,290 vdekje. Brazili regjistroi 4,6 milionë raste të konfirmuara dhe 138,977 vdekje.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, në Europë Londra mund të kthehet shpejt në një pikë të nxehtë të epidemisë dhe me shumë gjasë metropoli britanik mund të kalojë në bllokim të pjesshëm, me qëllim frenimin e virusit. Aktualisht atje disa zona janë klasifikuar të kuqe.
Në Francë autoritetet deklaruan se epidemia është ende duke u përhapur me shpejtësi, teksa u bëjnë thirrje njerëzve për kujdes.
Në Spanjë, departamenti i shëndetit në kryeqytetin e Madridit të premten njoftoi zbatimin e masave të kontrollit të trafikut në më shumë rrethe duke filluar nga 28 Shtatori. Masa pritet të prekë më shumë se një milion banorë.
Tv Klan