Lajme Arkiva 2004

Një mbrëmje e madhe bamirësie do të çelë festimet për 50 vjetorin e krijimit  të Galerisë  Kombëtare të Arteve. E organizuar nga bordi i miqve të galerisë nën kujdesi e veçantë të  zonjës Jeffrey dhe zonjës Pamela Grefin, kjo mbrëmje synon të mbledhë një shumë të konsideruar nga  donatorët, e cila do të shkojë për rikonstruksionin e galerisë.

Në këtë mbrëmje të veçantë që do të realizohet në Hotel Sheraton do të jetë prezent edhe piktori i njohur amerikan Riçard Harden (Richard Hardy) një nga punët më të bukur të të cilit do të blihet nga donatorët për t’ju dhuruar më  pas fondit të Galerisë Kombëtare të Arteve.

Kjo pikturë me përmasa  gjigande ka bërë pjesë në ekspozitën personale të Harden të çelur në muajin nëntor në Tiranë me mbështetjen e Ambasadës Amerikane. Ajo e merr temën nga lufta në Kosovë, pasi vetë autori ka jetuar për një kohë të gjatë atje.

Piktura kushton 30 mijë dollarë, 20 mijë nga të  cilat piktori i ka gjetur nga donatorë të ndryshëm, ndërsa diferenca  prej 10 mijë dollarësh do të kompensohet nga donatorët shqiptarë.

Abaz Hado: “Sigurisht kjo është një mbrëmje gala ku biznesmenë të ndryshëm, figura të shquara të artit, të politikës në përgjithësi mblidhen për të diskutuar për problemet e Galerisë Kombëtare se si mundet që të ndihmohet që të  gjendet rrugë për të ndihmuar financiarisht Galerinë Kombëtare për ta kthyer atë siç pretendojmë ne në një nga qendrat më  të mëdha në një qendër muzeale të artit pamor shqiptar”./tvklan.al