Pensionet për fshatin dhe qytetin pritet të pësojnë sërish rritje në vitin 2010. gjatë një interviste për Televizionin Klan, Ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera, shprehet se në strategjinë e dikasterit që ai drejton është parashikuar që për tre viti të vazhdim të ketë rritje të diferencuar të pensionit .
Spiro Ksera: “Do realizohen përmirësime në projektbuxhetin e çdo viti dhe kjo fillon me vitin 2010 dhe pas një studimi të bërë ne në qytet do kemi rritjen e pensionit në masën 7%, kurse në fshat do kemi rritjen e pensionit në masën 15%. Kjo do të vazhdojë me vitin 2010-2011-2013.”
Rritja e pensioneve do të jetë për të gjitha kategoritë. Çdo vit listës së pensionistëve i shtohen edhe 4000 emra të rinj./tvklan.al
Gazetare: Brunilda Cami