Mjeku shqiptar në Madrid, Kita Sallabanda ka thënë këtë të mërkurë se në Spanjë nuk ka një kurë të saktë për COVID.
Në një lidhje direkte me emisionin “Opinion”, mjeku u shpreh se kura ka ndryshuar disa herë dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos marrin antibiotik që ditët e para kur infektohen.
“Nuk kemi një kurë për COVID, pasi janë ndryshuar disa herë. Jam po ashtu dakord me mjekët që nuk duhet të përdoren antibiotik. Javën e parë absolutisht jo, nuk duhet të marrin. Përdoret kur ka infeksione pleumorane”, tha Sallabanda.
Ai shtoi se ende nuk ka një skemë mjekimi siç ka për sëmundje të tjera, por bëhen vetëm eksperimente. Po ashtu Sallabanda tha se në Spanjë situata po përkeqësohet se qytetarët nuk zbatojnë masat./tvklan.al