Modelja Megan Barton Hanson ka habitur të gjithë fansat me deklaratat që ka bërë gjatë një interviste për mediat britanike. 26-vjeçarja e njohur për pjesëmarrjen në Love Island ka rrëfyer pa doreza jetën e saj seksuale.
Megan ka zbuluar se e ka humbur virgjërinë pasi i dha leje e ëma. Ajo ka treguar se ka pasur gjithmonë një marrëdhënie të ngushtë me të dhe se nuk kishte pasur probleme të fliste për seksin.
Duke folur për The Sun, bukuroshja britanike është shprehur se e ëma i tha që ta humbiste virgjërinë pasi të mbushte 16 vjeç.
“Mami im dhe unë jemi shumë të hapura rreth seksit. Ajo më tha që është në rregull të kryesh marrëdhënie seksuale pas moshës 16 vjeç. Ndodhi një javë përpara ditëlindjes sime të 16 dhe mendova: Është afër mjaftueshëm, nuk e kam thyer premtimin ndaj mamit”, tregoi ajo.
Megan tregoi pa komplekse edhe se kur ka qenë lidhja e parë e saj serioze. “Në fillim nuk i kuptoja njerëzit pse ishin kaq të mahnitur pas seksit, por më pas kuptova që kisha një “lidhje” të fortë me të dashurin asaj kohe”, tregoi ajo.
Modelja britanike ka rrëfyer se i pëlqen asaj të marrë në kontroll situatat ndërkohë që zbuloi se nuk do ta kishte problem që gjatë marrëdhënies seksuale me partnerin të kishte prezente edhe femra të tjera./tvklan.al