Energjia elektrike do të vazhdojë të mungojë për orë të tëra në një pjesë të mirë të kryeqytetit, vetëm gjatë kësaj jave kufizimet do të arrijnë deri ën 6 orë në ditë. Sipas drejtuesve të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, nuk bëhet fjalë për mungesë të energjisë, por për ndërprerje për shkak të remonteve.
Të paktën 150 mijë qytetarë të kryeqytetit do të preken nga këto ndërprerje që kanë nisur prej disa ditësh dhe janë kthyer në gangrenën e qytetarëve në këto ditë ku temperaturat arrijnë 38 gradë celsius.
Por siç pohojnë edhe vetë drejtuesit e OSSH-së numri i familjeve që do të vuajnë mungesën e energjisë do të jetë të paktën dy herë më i lartë dhe harta e zonave pa energji elektrike edhe më e gjerë. Krahas remonteve ndërprerjet shkaktohen edhe nga defektet në rrjet dhe punimet për investime nga ana e KESH. Remontet e kësaj jave përfshijnë disa prej lagjeve më të populluara siç pasqyrohet edhe në këtë tabelë.
“Sot në zonën e Tiranës po kruhet remont me 4 fibra, këto zona përfshijnë zonën e Selitës, një pjesë ë Tiranës së Re, zonën e Liqenit me drejtimin e Saukut, zona tjetër është zona që furnizon nga nënstacioni Traktora që është një pjesë e Kinostudios dhe një pjesë e Qesarakës. Kemi zonat nga nënstacioni Dinamo në nënstacionin Kinostudio dhe në nënstacionin 20kw në të cilën furniz0ohen filtrat ajrore dhe shumë problematik të zonës Bathore-Kodër Kamëz deri drejt doganave drejt Kasharit.”
Por ndonëse bëhet fjalë për një plan të detajuar të ndërhyrjeve në rrjetin shpërndarës, qytetarët që po e vuajnë mungesën e energjisë nuk janë të njoftuar për grafikun e ndërprerjeve, të cilat do të vijojnë deri në fund të muajit shtator./tvklan.al
Gazetar: Fjorald Zguro