Uniformat blu të kryeqytetit kanë nisur në orët e para të mëngjesit një operacion për nxjerrjen e para drejtësisë të personave që kanë shkatërruar disa matësa të energjisë elektrike në rrugën e “Dibrës”.
Drejtuesit e OSSH-së thonë se në këtë lagje janë dëmtuar vetëm matësat e bizneseve aty pranë, duke hedhur dyshime se ato mund të jenë shkatërruar nga vetë përfaqësuesit e këtyre bizneseve, me qëllim që të mos paguajnë faturat.
Ilir Sulejmani: “Është një ngjarje e rëndë që ka ndodhur në këtë boks kolektiv të matjes. Matësat këtu janë të gjithë masin abonentët që janë me aktivitet privat. Ngjarja ka ndodhur me qëllim përfitimi, me qëllim fshehje, ose me qëllim të denigrimit të sistemit të matjes. Policia vetë është njoftuar ka bërë hetimin e vendit të ngjarjes dhe ka marrë masa për verifikim dhe për gjetjen e autorëve të këtij dëmi që ka shkaktuar.”
Nga ana tjetër drejtuesit e OSSH-së thonë se do të vazhdojnë penalizmin e abonentëve që abuzojnë me energjinë elektrike dhe se do të vënë përpara ligjit të gjithë ata që e vjedhin atë./tvklan.al
Gazetar: Edian Gjoni