Nëna e dy fëmijëve rrëfeu në programin “Historia ime”, në Tv Klan marrëdhënien tepër të vështirë me bashkëshortin e saj. Para 9 vitesh, ajo është larguar nga shtëpia e burrit, 4 muajshe e gjysëm shtatzënë dhe me djalin 4 vjeç.
Gruaja rrëfen se çdo ditë në shtëpinë e tyre kishte vetëm grindje dhe komunikimi mes tyre u bë shumë i vështirë, sidomos pas ardhjes në jetë të fëmijës së tyre të parë.
Një ditë, si pasojë e një grindjeje dhe një incidenti që ndodhi, nëna e dy fëmijëve vendos të kthehet tek shtëpia e prindërve.
Ajo më tej rrëfeu se prindërit dhe vëllai janë personat e vetëm që i kanë ofruar mbështetje dhe ndihmë.
Mirela Milori: Nga kjo martesë ke dy fëmijë?
Gruaja: Po dy fëmijë!
Mirela Milori: Sa vjeç janë fëmijët?
Gruaja: I madhi 12, edhe i vogli 8 vjeç.
Mirela Milori: Sa ishte i madhi kur u ndatë?
Gruaja: I madhi ishte 4 vjeç, kur 4 muaj e gjysëm kam qenë me tjetrin në bark.
Mirela Milori: 4 muaj e gjysëm shtatzënë?
Gruaja: Po!
Mirela Milori: Rreth 4 vjet kishit mosmarrëveshje?
Gruaja: Po veç grindje përditë!
Mirela Milori: Vendose më në fund të ikësh?
Gruaja: Po vendosa, se u çua një ditë, unë si njeri duke e respektuar, duke i’a bërë të gjitha, s’kam nevojë për ty, ik thyej qafën. Atë ditë u çova t’i bëj djalit të hajë, u çua më goditi me grusht, aty qavi djali, unë e mora djalin në krah, ai i ra djalit. Ma kishte djali syrin e zi, edhe sot e mban mend tmerrin. Mami unë i di të tëra thotë.
Mirela Milori: Ti ndërkohë ishe dhe shtatzënë?
Gruaja: Po!
Mirela Milori: More në telefon njerëzit e tu apo ike direkt?
Gruaja: Erdhi babi atë ditë.
Mirela Milori: Çfarë bisedoi? Kërkoi falje apo çfarë ?
Gruaja: As një gjë në botë, as kërkoi falje, as pyeti si i ka punët, si është. Që atë ditë që ndodhi kjo nuk ka ardhur më. Atë ditë ka ardhur babi, më ka marrë mua dhe s’jam kthyer më.
Mirela Milori: Pra ka rreth 9 vjet që ti ke ikur?
Gruaja: Më shumë i’a di Zotit për faleminderit dhe dy prindërve të mi, për 12 vjet martesë. Jam gjynah me babin, që është i sëmurë.
Mirela Milori: Babai të shoqëron këtu është zotëria në studio, natyrisht është pas kamerave, e shoqëron të bijën. Se prindi i bën këto për fëmijët, kështu do bësh edhe ti për djemtë e tu. Problemi është që të ishte gjetur një zgjidhje me kohë për këtë gjë.
Gruaja: E kam shkatërruar edhe vëllain, nuk kam patur fytyrë t’i them as vëllait për shumë gjëra, ka familjen e vet, është vet i katërt. Vetëm prej atij dhe dy prindërve të mi kam patur ndihmë, prej askujt tjetër./tvklan.al