Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu paralajmëroi libanezët se përballen me të njëjtat vuajtje si palestinezët e Rripit të Gazës, nëse nuk ngrihen të dëbojnë Hezbollahun nga Libani.
Paralajmërimin e bëri në një videomesazh të publikuar në rrjetin social X, ku tha se Hezbollahu është dobësuar ndjeshëm nga goditjet e ushtrisë izraelite të nisura që në mes të Shtatorit. Netanjahu pranoi publikisht për të parën herë se Hashem Safiedin, i konsideruar si pasardhës i Hasan Nasrallahut në krye të grupit të militantëve pro-iranianë në Liban është vrarë.
Mendohet se ai humbi jetën në bombardimet e 3 Tetorit në periferi të Bejrutit, por Hezbollahu nuk e ka konfirmuar vdekjen e tij.
Ndërkaq, prestigjiozja amerikane Wall Street Journal shkruan se Jahja Sinuar, komandant i krahut të armatosur të Hamasit ka urdhëruar që militantët e grupit palestinez të nisin të kryejnë sulme kamikaze ndaj objektivave izraelite.
Po sipas medias amerikane, njeriu që marrë drejtimin e gjithë organizatës pas vrasjes së liderit politik në arrati Ismail Hanije, po e çon këtë grupim drejt ekstremizmit, teksa në perëndim kishte shpresë se me të në krye të Hamasit kishte më tepër shpresë për armëpushim me Izraelin.
Tv Klan