Ibrahimaj: Janë paraqitur 194 rekomandime
Ministria e Financave dhe Ekonomisë do të hartojë një plan pune për përmirësimin e klimës së investimeve në vend. Ministrja Delina Ibrahimaj, teksa prezantoi shtyllat kryesore të ndërhyrjes, informoi se janë gjithsej 194 rekomandime, të cilat janë kategorizuar në 27 tema të identifikuara dhe që përfshijnë 10 ministri, Bankën e Shqipërisë dhe disa institucione varësie.
Pjesë e paketës së ndryshimeve do jetë edhe legjislacioni tatimor.
Delina Ibrahimaj: Mund të them se ligji për tatimin mbi fitimin dhe të ardhurat personale është duke u riparë. Ne kemi gati një draft i cili është punuar në bashkëpunim me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe shumë shpejt do ta diskutojmë së brendshmi dhe do të nxjerrim për konsultim publik.
Ministrja Ibrahimaj theksoi se gjatë muajit Shkurt do të organizohen takime me përfaqësues të ministrive dhe përfaqësues nga shoqatat e biznesit, sipas temave të veçanta, në mënyrë që të analizohen të gjitha rekomandimet.
Tv Klan