Një sfidë e La Liga-s mund të luhet për herë të parë në histori në SHBA në muajin Dhjetor, nëse FIFA, UEFA dhe Federata Spanjolle japin miratimin.
Barcelona do të presë Atletiko Madridin në stadiumin olimpik të Barcelonës më 22 Dhjetor, por të treja palët po punojnë për ta transferuar takimin në Miami. Por që kjo të ndodhë, duhet që të merret konfirmimi nga federata spanjolle e futbollit, UEFA dhe FIFA.
Presidenti i La Liga-s, Javier Tebas kurrë nuk e ka fshehur që ka dëshirë që ndeshje të kampionatit spanjoll të zhvillohen edhe në territorin amerikan. Barcelona u përball me Real Madridin në një miqësore në stadiumin MetLife në Neë Jersey verën e kaluar para 82,500 tifozeve.
Stadiumi Hard Rock i Miami është vendi i propozuar për ndeshjet e Dhjetorit. Fedrata spanjolle ka kundërshtuar më parë idenë për të marrë një ndeshje te kampionatit jashtë vendit.
La Liga bëri dy përpjekje të dështuara në vitin 2019 për të luajtur një nga ndeshjet e kampionatit në territorin amerikan, por ato në atë kohë president i institucionit te futbollit spanjoll ishte Luis Rubiales.
Por pas largimit të tij, shanset janë më të mëdha që La Liga do të mbështetet nga federata.
FIFA e ka kundërshtuar gjithmonë këtë ide. Rregullat e organit qeverisës botëror thonë se ndeshjet zyrtare të kampionatit duhet të luhen brenda territorit të federates përkatëse.
Por La Liga ka marrë në konsideratë aspiratat e presidentit të UEFA-s, Aleksander Ceferin për të mbajtur një finale të Ligës së Kampionëve në SHBA si një tregues se kjo ide mund të realizohet.
Klan News