Në Shqipëri do të krijohet Akademia e Energjisë, e cila do të synojë formimin e brezit të ardhshëm të profesionistëve në sektorin e energjisë përfshirë OSHEE-në, Operatorin e Transmetimit OST, apo edhe Korporatën Elektroenergjitike Shqiptare.
Nisma u prezantua nga zëvendëskryeministrja njëherësh ministre e Energjisë, Belinda Balluku, gjatë një takimi në shkollën Teknike Elektrike “Gjergji Canco”.
Shqipëria tha ajo ka si objektiv edhe përdorimin e prodhimeve alternative te energjisë.
Administratori i OSHEE-së, Enea Karakaçi tha se Akademia do të ndahet në tre drejtime ku bashkëpunimi do të shtrihet si me shkollat profesionale edhe me universitetet për të thithur inxhinierët më të mirë.
Tv Klan