Republikanët po shqyrtojnë mundësinë e një mandati të tretë presidencial për Donald Trampin. Përfaqësuesi republikan Endi Ogëlls paraqiti në Dhomën e Ulët një amendament që ia krijon këtë mundësi jo vetëm Trampit, por edhe presidentëve të tjerë në të ardhmen.

Në këtë deklaratë për shtyp, ai sqaron se ka propozuar që 3 mandatet presidenciale nuk duhet të jenë në vazhdimësi, por e drejta për një mandat të tretë duhet t’i jepet vetëm atij presidenti që zgjidhet për së dyti pas një mandati ndërprerjeje.

Republikani nga Tenesi argumenton propozimin e tij me faktin që Trampit duhet t’i jepet një mandat i dytë pasi “ka dëshmuar se është figura e vetme në historinë moderne që shmangu rrënimin e kombit dhe i riktheu madhështinë.” Republikanët megjithatë, nuk i kanë 2/3 e votave në kongres, të nevojshme për ndryshime në Kushtetutë.

Donald Trampi është presidenti i dytë në historinë e vendit që rizgjidhet 4 vite pas mbarimit të mandatit të parë. Hera e parë ka qenë e demokratit Grover Clivlendit, i cili u rizgjodh në 1892-shin, pasi kishte përfunduar mandatin e parë në 1889-ën.

Ndërkaq, në një intervistë televizive, Donald Tramp i ofroi Kinës një marrëveshje për çështje tregëtare për të shmangur tarifat e importit. Ai nënshkroi edhe dekretin për publikimin e dosjeve sekrete për vrasjen e Xhon Kenedit dhe Martin Luterkingut.

Tv Klan