Dymbëdhjetë persona të cilët janë hetuar si pjesë e dosjes 339 pritet të merren te pandehur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Ata akuzohen për trafik droge në kuadër të grupit të struktuar kriminal. Ndër personat të cilat do të dalin në gjykatë janë Samuel Ndoka, Vilson Ndoka si dhe ish-mundësi Elis Guri.
Po për të njëjtën dosje Prokuroria vazhdon hetimet edhe për disa grupe të tjera kriminale në Shijak, Fier, Shkodër dhe Sarandë hetime të cilat ende nuk janë mbyllur. Hetimi dhe arrestimi u zhvillua në kuadër të operacionit “Vol-Vo 4” Tetorin e vitit të kaluar ku u shkatërruan katër grupe kriminale. Ndër të prangosurit ishin dhe dy ish-deputetët socialistë Arben Ndoka dhe Arben Çuko. Ndërsa hetimet vazhdojnë edhe për akuzat e shit-blerjes së votave.
Për këtë pjesë të hetimit, disa ditë më parë u mor në pyetje kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako. Për këtë çështje prokurorja e përgjithshme e përkoshme Arta Marku thotë se shumë shpejt do të arrihet në konkluzone. Në raportimin e saj vjetor para deputetëve, Marku tha se volumi i madh i CD që disponohen dhe po zbardhen, ka çuar në zgjatjen e hetimeve.
Tv Klan