Një punonjës i Apple është gjetur i vdekur në zyrat qendrore të kompanisë në Kaliforni ditën e sotme. Trupi i tij është raportuar në sallën e konferencave, në kampusin e zyrave të Cupertinos.
Nga sa raportohet nga mediat amerikane personi ka humbur jetën si pasojë e një plage në kokë dhe se pranë tij është gjetur një armë.
Policia e Santa Barbaras, ka konfirmuar se viktima është një nga punonjësit e kësaj kompanie dhe se aktualisht po vijojnë hetimet për këtë çështje.
Autoritetet kanë sqaruar se ky është një rast i izoluar dhe se po mendohet për një vetëvrasje të mundshme./tvklan.al