“Të mos pajtohen me padrejtësinë dhe keqqeverisjen 12 vjeçare të Edi Ramës”
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD -së Gazment Bardhi, ka zhvilluar një takim me demokratët e Kavajës. Në përkujtim edhe të 26 marsit 1990, demonstratës së parë antikomuniste, Bardhi tha se duhet të bëhen bashkë, për të sjellë ndryshimin.
Gazment Bardhi: Edhe pas 33 vitesh, Kavaja i dha leksion Partisë Demokratike, dhe na tregoi të gjithëve se cila është rruga qe duhet te ndjekim drejt 2025. Une nuk do te shpall fitoren sot këtu, por kam bindjen se po te bëjmë ate qe betë ju në Kavajë, që nuk u nënshtruat, reaguat, u përballët, kishit alternativën dhe ekipin e duhur, duke treguar vlera, ne do të mund të realizojmë atë qe se realizuam dot ne vitin 2021. Te garantojmë fundin e keqqeverisjes së Edi Ramës dhe garantimin e rotacionit që ka nevojë Shqipëria.
Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka i ka përshëndetur ata në emër të kryetarit Sali Berisha.
Flamur Noka: Në pamundësi për të qenë fizikisht, më lejoni që të ju përcjell një mirënjohje të pakufishme nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për qytetarët dhe demokratët e Kavajës, për atë që keni bërë ju në këto 33 vite duke e mbajtur, votuar e mbështetur si deputet dhe përfaqësues tuaj.Sot Sali Berisha e kishte të pamundur të ishte mes jush sepse drejtësia politike e regjimit nuk ja dha këtë rast, e arrestoi. Por Sali Berisha nuk mbyllet brenda mureve, sepse zemra e tij rreh këtu në Kavajë.
Drejtues të Partisë Demokratike kanë nisur një tur takimesh me bazën e partisë në çdo rreth.
Klan News