Ne kuadër të fushatës elektorale ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit Sokol Olldashi, takoi banorët e komunave Remas, Hysgogaj dhe qytetit të Divjakës. Olldashi ju tha banorëve, se ajo që bën diferencën mes maxhorancës aktuale dhe Partisë Socialiste është vlera e investimeve të kryera në vend.
Sokol Olldashi: “Në tre vjet kemi investuar 1 miliard e 400 milion, në 8 vjet kanë investuarvetëm 45 milion lekë dhe prapë jemi koshient që ka nevojë për investime të reja. Prapë jemi të vetëdijshëm që edhe me kaq sa është investuar problemet tuaja nuk janë të gjithë të zgjidhura. Unë erdha përmes një rruge të tmerrshme, e kemi futur në buxhet dhe brenda 3 ose maksimalisht 4 javësh aty do të fillojnë punimet nga Pushimi i Shoferit në komunën tuja për të vazhduar deri në Divjakë.”
Olldashi ju premtoi banorëve se Partia Demokratike do të vazhdojë të investojë në mënyrë uniforme sipas kërkesave të banorëve./tvklan.al