Akuzohen për vrasjen e mbi 1 mijë civileve shqiptarë
Territori i Gjakovës ka pasur humbjet më të mëdha gjatë luftës së fundit në Kosovë. Gjatë kësaj periudhe në këtë qytet me rrethinë kanë mbetur të vrarë e të masakruar mbi 1000 civilë shqiptarë.
Zyra për mbledhjen dhe dokumentimin e krimeve të luftës në Komunën e Gjakovës, ka dorëzuar sot kontingjentin e 12 padive të bëra nga qytetarët e kësaj komune.
Padit janë dorëzuar ndaj serbëve të dyshuarve për krime lufte.
Sipas Shkëndije Hodës, përfaqësuese e familjarëve padive i janë bashkangjitur edhe dëshmi dhe dokumente të gjetura të policisë, ushtrisë dhe paramilitarëve serbë, të cilët kanë operuar në këtë komunë.
Shkëndije Hoda- Përfaqësuese e familjarëve: Sot sollëm edhe kontingjentin e 12 të kallëzimeve penale të cilat janë bërë nga vet dëshmitarët që kanë qenë prezentë qoftë në vrasje qoftë përdhunime ose krime të tjera të kryera nga forcat serbe
Ndërsa shfaqin shpresën se këto lëndë do të shqyrtohen me seriozitet.
Shkëndije Hoda, përfaqësuese e familjarëve: Këto kallëzime penale nuk janë përralla janë ngjarje të kryera nga kriminelë serb. Ne e dimë si shkojnë këto procedura gjyqësore, këto punë nuk shkojnë me shkop magjik, mirëpo duke e pas edhe ndihmën e Policisë, ne shpresojmë dhe jemi të bindur që edhe PSRK është e gatshme te kontribuojë në këto çështje.
Sipas të dhënave të Fondit për të Drejtën Humanitare gjatë luftës së fundit në Kosovë janë vrarë ose janë zhdukur gjithsej 13.535 njerëz.
Tv Klan