Nëse deri dje përfitonin rimbursim automatik të TVSH – së, brenda 30 ditëve, vetëm ato sipërmarrje që ishin 100% eksportuese, tani këtë lehtësi do ta përfitojnë të gjitha sipërmarrjet që eksportojnë mbi 50% të qarkullimit të tyre total.
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj tha se nisma, e cila është pjesë e paketës për lehtësimin e procedurave administrative, e fut në një fazë të re marrëdhënien mes qeverisë dhe biznesit.
Sipas Ahmetaj, nëse deri dje, sipas shifrave, përfitonin nga rimbursimi automatik i TVSH brenda 30 ditëve vetëm 300 sipërmarrje, me këtë ndryshim përfitojnë 1050 ndërmarrje ose 40% e totalit të eksportuesve.
Tv Klan