Joe Biden dhe ka marrë zyrtarisht detyrën si President i SHBA, pasi është betuar dhe ka thënë se do të respektojë Kushtetutën e SHBA dhe interesin e vendit.
Çdo herë, kur zhvillohet ceremonia e inaugurimit të Presidentit sheshi përpara Kongresit Amerikan mbushet me mbështetës, por ka dhe nga ata që paguajnë vetëm të shohin nga afër ceremoninë.
Por këtë herë pandemia e COVID-19 ka imponuar rregulla të reja. Në sheshin ku ka parakaluar Biden nuk kishte qytetarë por flamuj amerikan që po valëviteshin.
Siç shihet dhe nga video, i gjithë sheshi është mbushur me flamuj. Kjo traditë është ndjekur që prej ardhjes në pushtet të Ronald Regan./tvklan.al