Në meshën e mesnatës së Krishtlindjes në Vatikan, Papa Francesku i drejtoi botës një mesazh për refugjatët dhe emigrantët.
Kreu i Kishës Katolike Botërore bëri thirrje që vuajtjet e miliona refugjatëve dhe emigrantëve të mos injorohen.
Papa Francesku tha se miliona emigrantë janë të detyruar të braktisin atdheun e tyre, për shkak të liderëve që nuk e kanë problem të derdhin gjak të pafajshmish.
Mesha dhe festimet e natës së Krishtlindjes janë zhvilluar edhe në Betlehem, vendlindjen e Krishtit.
Qindra besimtarë morën pjesë në kremtime pavarësisht trazirave, që kanë përfshirë Palestinën pas vendimit të presidentit amerikan Donald Tramp për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit.
Tv Klan