Qarkullimi i automjeteve në rrugën kryesore të zonës së ish-Kinostudios në Tiranë mbetet një ferr për qytetarët. Këto pamje janë filmuar në mesditë, siç shihet dhjetëra makina qëndrojnë të parkuara në të dy krahët, duke e bërë të pamundur qarkullimin normal.

Po atyre u shtohen edhe mjetet e bllokuara nga rrugorët. Këto të fundit kanë zaptuar madje edhe një pjesë të mirë të trotuarit duke u hyrë në pjesë kalimtarëve, për të cilët lëvizja këtu është një makth më vete.

Gjithë kësaj i shtohen e dhe qytetarët që në shpejtësi për të paguar gjobat pranë policisë rrugore  parkojnë vend e pa vend. Në këto kushte rreziku për aksidente është tepër i lartë.

Fjorald Zguro: “Kjo është hera e 12 që kamera e televizionit Klan raporton mbi situatën kaotike dhe të rrezikshme në parkimin e makinave. Vetëm pak metra larg nga rajoni i policisë rrugore këtu në Tiranë, por gjendja nuk ka ndryshuar. Nuk na mbetet gjë tjetër veç se ti kërkojmë ministrit të brendshëm zotit Bujar Nishani që të kalojë një gjiro nga kjo rrugë.”/tvklan.al

Gazetar: Fjorald Zguro