Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Partia Demokratike u është rikthyer mitingjeve të protestës nëpër sheshet e Shqipërisë kundër manipulimit të votave, në zgjedhjet lokale të 1 Tetorit. Demokratët kanë denoncuar KQZ, kabinetin Meta dhe avoketërit e tyre ndërkombëtar për vjedhjen e votës së lirë. Lideri demokrat Berisha akuzoi pushtetarët për rikthimin e diktaturës nëpërmjet rivendosjes së simboleve komuniste.

Sali Berisha, Kryetari i PD:- “Rikthimi i Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut, rehabilitimi i tyre është fyerja më e madhe është akti më i rëndë provokues i terroristëve si Ilir Meta e Fatos Nano, të cilët duke e ditur se i kanë javët e numëruara, tani kërkojnë të shpëtojnë, nëpërmjet hijes së këtyre kriminelëve më të mëdhenj, që ka njohur kombi shqiptar”.

Berisha ka paralajmëruar protesta të përditshme deri në fitoren e demokracisë. Pas fjalës së liderit demokrat Berisha, protestuesit kanë lëvizur përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame