Lajme Arkiva 2003
Pas gati 20 orëve bllokim Komisioni Zgjedhor i Qeverisjes Vendore ka nisur punën. Anomalia erdhi për shkak të dorëheqjes së sekretarit të këtij komisioni për arsye shëndetësore pasi lodhja e tepërt çoi në largimin e Roland Micit zgjedhur nga Partia Socialiste.
Zëvendësimi i tij është bërë nga Aziz Meta duke lënë edhe mundësinë e pranimit të kutive. Largimi i sekretarit socialist është konsideruar edhe nga opozita si i qëllimshëm për vonesën e këtij procesi. Tashmë po punohet me intensitet pavarësisht mangësive në dorëzimin e kutive.
“Filloi procesi sepse u zëvendësua sekretari dhe filluam punën rregullisht. Deri më tani janë pranuar rreth 12 kuti votimi. Vazhdojmë punën deri sa ti mbarojmë të gjitha sot”.
Gazetarja: A bëni dot një planifikim? Sot mendoni se do i pranoni të gjitha pranimet?
“Po besoj se pas mesit të natës duhet ti mbarojmë”.
Gazetarja: Një rezultat nga ju kur mund ta presim?
“Pas disa ditësh”.
Vonesa e dorëzimit të kutive nga qendrat e votimit ka ardhur si rezultat i pengesave që janë hasur në vulosjen e dokumentacionit. Shumica e pjesëtarëve të opozitës janë larguar duke mos firmosur procesverbalet./tvklan.al