Partia Demokrate e Reformuar merr të drejtën e kandidimit në zgjedhjet vendore me siglën PDR. Kongresi zgjedhor i përbërë nga gjyqtarë të apelit e ka vendosur këtë sot duke i dhënë partisë së zotit Genc Pollo të drejtën për tu paraqitur me siglën ku ndryshimi i vetëm me atë të mëparshmen është shkronja nistore. Shkronja “R” do të jetë kapitale ashtu si edhe dy shkronjat e tjera përbërëse të siglës PD.

Të njëjtin endim për këtë ndryshim kishte marrë para dy ditësh edhe Gjykata e Tiranës me vendimin e kolegjit Zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të regjistrojë më së fundmi dhe pas shumë debateve edhe Partinë e Demokratëve të Reformuar.

Partia Demokratike e kishte kundërshtuar kandidimin e reformatorëve me siglën e mëparshme me pretendimin se shumë nga votuesit do e ngatërronin këtë subjekt me atë të Partisë Demokratike./tvklan.al