Pas mbledhjes së Kryesisë, PD ka caktuar drejtuesit e kësaj force politike në 12 qarqe. Siç raporton nga selia blu gazetari i Klan News Enkel Xhangoli, drejtuesit e 12 qarqeve janë përkatësisht kështu:

Tiranë, Belind Këlliçi

Durrës, Oerd Bylykbashi

Lezhë, Agron Gjekmarkaj

Kukës, Flamur Hoxha

Fier, Gazment Bardhi

Elbasan, Ervin Salianji

Korçë, Ivi Kaso

Berat, Eno Bozdo

Vlorë, Bujar Leskaj

Gjirokastër, Tritan Shehu

Shkodër, Luçiano Boçi

Dibër, Xhelal Mziu

Kryetari i PD Sali Berisha tha po ashtu gjatë konferencë së tij për mediat se detyrim për demokratët është kthimi i votës së lirë, largimi i Edi Ramës dhe qeveria teknike.

“PD ka si alternativë mospjesëmarrjen në zgjedhje, gjë e cila është e ndaluar me shumë të drejtë në statutin e saj. Ju garantoj të dashur demokrate e demokratë se Edi Rama do të festonte në qoftë se do t’i lejonim vetes një vendim të tillë. E megjithatë, zonja e zotërinj, anëtarë të Kryesisë, deyrimi ynë absolut para demokratëve, para shqiptarëve, është kthimi i votës së lirë te shqiptarët. Dhe ky kthim i votës së lirë realizohet vetëm em një qeveri teknike, largimin e Edi Ramës dhe procedimin në krijimin e një qeverie teknike”, tha Berisha./tvklan.al