Erla Mëhilli: “Në serinë e kundërshtimi të të gjitha koncesioneve dhe privatizimeve në 4 vitet e fundit të konsideruara transparente dhe të suksesshme nga të gjitha institucionet ndërkombëtare, në serinë e kundërshtimit të privatizimit si ai i ARMO-s apo i KESH-it, të të gjitha koncesioneve me një total prej 3.5 miliard euro nga të cilat krijohen dhjetëra, mijëra pune për shqiptarët. Edi Rama dhe zëdhënësit e tij kanë ndërmarrë një sulm të egër të përditshëm kundër dhënies së licencës së 4 të telefonisë celulare. Ofertës më të mirë më 7.2 milion euro dhe kjo vetëm e vetëm se kjo licencë nuk iu dha kompanisë bashkë-aksionere të Ramës, Edilit e cila pruri një ofertë prej vetëm 5 milion euro. Kundërshtimi i të gjitha koncesioneve të dhëna, përfshirë këtu edhe kaskadën e Drinit në të cilën investohen 1 miliard euro dhe krijohen 7 mijë vende pune. Kundërshtimi i privatizimit të ARMO-s me një ofertë prej 30 milion euro më të madhe se oferta që paraqiti Rama me besnikun e tij të Tajvanit, kundërshtimi i licencës së 4 dhënë atij që dha ofertën 2 milion euro më të lartë se ai i Edi Ramës, dëshmojnë edhe njëherë qartë dhe përfundimisht se për zotin Rama nuk ekzistojnë interesa të tjerë përveç interesave personale dhe klaneve me të cilat ai ndan pasuritë.”/tvklan.al