Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez do të dëshmojë më 30 Korrik në një hetim paraprak për korrupsion në lidhjet e biznesit të gruas së tij Begona Gomez.
Gjykatësi Juan Carlos Peinado do të dëgjojë Sanchezin si dëshmitar në rezidencën e tij zyrtare në orën 11:00 të 30 Korrikut, thuhet në një deklaratë të gjykatës. Ai do të merret në pyetje për mashtrim të dyshuar dhe korrupsion nga gruaja e tij.
Një hetim paraprak u hap në prill me dyshimin se Gómez përdori lidhjet e saj me qeverinë për të çuar përpara interesat e saj të biznesit privat. Akuzat kundër bashkëshortes së Sánchez, Begoña Gómez, u ngritën nga organizata Manos Limpias (Duart e Pastra), e udhëhequr nga një njeri i lidhur me të djathtën ekstreme të quajtur Miguel Bernad se ajo përdori pozicionin e saj për të ndikuar në marrëveshjet e biznesit.
“Manos Limpias” e ka akuzuar Gomezin se ka marrë favore nga linja ajrore Air Europa dhe kompania e saj spanjolle Globalia gjatë kohës së saj si drejtoreshë e një qendre kërkimore afrikane në shkollën e biznesit IE të Madridit deri në vitin 2022. Një hetim i pavarur nga Guardia Civil raportoi se nuk gjeti prova. Ndërkaq kontratat që lidhen me fondet e Bashkimit Evropian do të hetohen veçmas nga Prokurori Evropian.
Gjithashtu edhe Partia e ekstremit të djathtë Vox, i kërkoi që Sanchez të thirrej si dëshmitar në këtë çështje, sipas Gjykatës së Lartë të Madridit. Edhe më herët kryeministri spanjoll i cili kërcënoi me dorëheqje në prill të këtij viti të cilën nuk e dha atë, i ka cilësuar këto akuza si një sulm politik.
Klan News