Pas një fillimi të vështirë, Ernest Muçi, duket se ka gjetur shkëlqimin në Turqi, aty ku është pjesë e Besiktas.
Fantazisti i Shqipërisë, ishte autori i golit të vetëm në derbi për skuadrën e tij, e cila u mposht 2-1 nga Galatasaray.
Muçi realizoi një supergol në fund të ndeshjes, duke i mahnitur të gjithë. Me një gjuajtje të shkëlqyer nga jashtë zone, 23-vjeçari e ndali topin në fundin e rrjetës, duke mos i dhënë asnjë mundësi reagimi portierit kundërshtar.
Kjo “perlë” e realizuar nga Muçi, është zgjedhur si goli më i bukur i javës së 10-të në Turqi, pas votave të tifozëve.
Ky gol i ka dhënë besim shqiptarit, i cili pritet të jetë titullar për Besiktas edhe në ndeshjen e radhës në kampionat, ndaj Kasimpasa. /tvklan.al