Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në aksin Shkodër-Koplik pranë fshatit Vrakë.
Të plagosur nga aksidenti kanë mbetur R.M. 22 vjeçe, E.Ç 25 vjeç, Gj.I. 53 vjeç dhe E.M. 23 vjeç.
Policia thotë se të plagosurit janë në gjendje të rëndë dhe ndodhen në Spitalin e Shkodrës për trajtim mjekësor.
Shkaqet e aksidentit janë të paqarta, ndërsa uniformat blu po punojnë për zbardhjen e dinamikës. /tvklan.al