Qeveria britanike vendos sanksione për 25 rusë të përfshirë në vrasje
Mes Londrës dhe Moskës hapet një front i ri përplasjesh me sanksione, pas rastit Skripal të vitit 2018. Kremlini paralajmëron masa reciproke, një ditë pasi Mbretëria e Bashkuar u ndaloi hyrjen në territorin britanik, 25 shtetasve rusë të dyshuar për përfshirje në vrasjen e avokatit rus Sergei Magnitsky në vitin 2009.
Shtetasit rusë nuk do të lejohet të blejnë prona në territorin e Britanisë së Madhe, ndërsa do t’u bllokohen asetet që kanë në këtë vend. Në deklaratën e Kremlinit, vendimi i autoriteteve britanike konsiderohet si “për të ardhur keq”.
Sanksionet i shtohen atyre të vendosura në 2019-ën nga Britania e Madhe, pas saj edhe nga shumë shtete perëndimore për Rusinë pas dyshimeve se Moska fshihej në helmimin e ish-agjentit të dyfishtë Sergei Skripal dhe e bija Julia.
Përfshirë edhe ato që aplikohen për çështjen e Ukrainës, ekomia ruse vuan sanksione të rënda, duke nisur nga ndërprerja e bashkëpunimit në fushën ushtarake, tregtisë veçanërisht për naftën, e deri tek shkëmbimet kulturore.
Tv Klan