Përbërësit:
1.5 kg peshk koran
3 domate
4 qepë
2 karota
kripë
piper
3 gjethe dafinë
erëza të ndryshme
Përgatitja:
Presim qepët dhe i përziejmë me erëza, kripë dhe piper të zi. Shtojmë karrotat dhe domatet, të cilave ia kemi hequr lëkurën. Hedhim qepët në tigan, i shtojmë ujë dhe i lemë në zjarrë të ngadaltë.
Ndërkohë ndajmë kornanin përgjysmë dhe më pas në copa të vogla, të cilat i marinojmë me kripë dhe piper. Më pas i skuqim në tigan.
Shtrojmë gjysmën e sasisë së qepëve në tigan dhe vendosim me kujdes sipër copat e koranit. Shtrojmë dhe pjesën tjetër të qepës dhe e fusim tavën në furrë me temperaturë 220 gradë Celcius, ku e lemë të piqet për rreth 30 minuta. Ju bëftë mirë!/
tvklan.al