Komisioni i Disiplinës përjashton përgjithmonë 2 lojtarë të Këlcyrës
Komisioni i Disiplinës ka vendosur të pezullojë 2 ndeshje trajnerin e Vllaznisë për protesta ndaj gjyqtarit në takimin me Bylisin. Gjithashtu, për shkak të sjelljes së tifozëve, është vendosur mbyllja e disa tribunave në stadiumin “Loro Boriçi”.
Komisioni i Disiplinës ka përjashtuar për gjithmonë dy futbollistë të Këlcyrës. Saimir Kule u penalizua pasi goditi zyrtarin e takimit, ndërsa Aristidh Coli ushtroi dhunë ndaj lojtarit të Maliqit.
Tv Klan