I pozicionuar në veri të Durrësit, plazhi i Porto Romanos është destinacioni i përkryer për ata që kërkojnë më shumë qetësi dhe hapësira publike. Plazhi me guralecë të vegjël ofron një ambient të pastër, të qetë dhe me ujë të kristaltë.
Por, ky plazh nuk është vetëm për ata që duan të shijojnë qetësinë, diellin e freskinë e detit. Për adhuruesit e aventurës dhe sporteve ekstreme ujore, Porto Romano është vendi ideal.
“Jam nga Italia dhe prej dy vitesh e praktikoj këtu këtë sport. Kushtet janë te duhura sepse ka erë dhe dallgë. Krahas plazhit të Porto Romanos ëind sërfin e praktikoj edhe në plazhe të tjera të Durrësit, si Sektori Rinia në Agip, por edhe në plazhet e Vlorës. Kudo ku ka erë, është mirë”.
Në plazhin 2 km të gjatë, vendosur mes Kepit të Palit dhe Sektorit Rinia çdokush mund të kalojë një ditë ndryshe, vend në të cilin qetësia dhe argëtimi bashkohen në mënyrë perfekte me njëra-tjetrën.
Klan News