Shumë zyrtarë të lartë në vendin tonë kanë përfunduar pas hekurave ose janë hetuar për çështje korrupsioni. Pikërisht ky fenomen që ka kapur nivele të larta, ishte tema e emisionit të sotëm të “Opinion”.


Sipas deputetit socialist Plarent Ndreca, një titullar ka përgjegjësi politike e morale vetëm atëherë kur vartësit e tij kryejnë një vepër penale lidhur me produktin për të cilin janë në detyrë. Në raste të tjera, ai theksoi se varet nga standardi personal.

Blendi Fevziu: A ka përgjegjësi emërimi, zgjedhja e tyre, mbrojtja që u bëhet këtyre njerëzve në fillim të akuzave sepse nuk është vetëm një rast?

Plarent Ndreca: Shumica e administratës emërohet përmes një ligji të posaçëm. Mendoj se përgjegjësi politike ti ke kur ka

Blendi Fevziu: Këtu nuk ke shumë të admnistratës publike, janë zgjedhur me vullnet politik…

Plarent Ndreca: Unë po them ça thotë ligji, de jure është emërimi. E dyta, mban përgjegjësi politike titullari kur vartësit kryejnë veprime në funksion të produktit për të cilin ata janë në detyrë, apo nëse kryejnë vepra penale në ekzekutimin e produktit të tyre, sigurisht që mban përgjegjësi morale dhe politike. Por nëse dikush, se mund të kryesh dhe një vrasje, mund të kryejë ndonjë vepër tjetër penale e cila nuk zgjidhet me produktin me të cilin lidhet titullari.

Blendi Fevziu: Një polic vrau në rrugë një adoleshent dhe ministri i Brendshëm dha dorëheqjen.

Plarent Ndreca: Ky është një standard në fund të ditës edhe personal. Si e vlerëson gjestin, barrën e asaj që ka ndodhur në raport me detyrën tënde./tvklan.al