Kemi nevoje për një plan Marshall për të rindërtuar ekonominë e Ballkanit. Kjo është një nga kërkesat e Presidentit Rexhep Mejdani gjatë takimeve në kuadër të sesionit të 54 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Mejdani theksoi se duhen miliarda dollarë nga Perëndimi në këtë moment kur dhuna që ndërpreu zhvillimin tani ka ndaluar. Nënshkrimi i Paktit të Stabilitetit duhet të pasohet nga krijimi i një zone të lirë në Ballkan e tipit minishengen bazuar në konventet shengen të Bashkimit Europian pas të cilit u hoq kontrolli doganor në këto vende theksoi Mejdani.

Një nga arsyet që Shqipëria kërkon anëtarësimin në NATO ka të bëjë me atë si shqiptarët do të ndihen të kërcënuar nga serbët përsa kohë Millosheviçi është në pushtet. Presidenti Mejdani ka thënë se ideja e Shqipërisë së Madhe është një ide e fryrë nga qarqe të caktuara politike. Kosova duhet të integrohet drejt Europë por dhe si Mali i Zi dhe vetë Serbia demokratike. Trupat e KFOR-it duhet të qëndrojnë të paktën 5 vjet në Kosovë ka thënë Mejdani tani që është krijuar post UÇK-ja e quajtur Kosova Corps, një forcë policore normale./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame