Me argumentit se nuk janë gjetur elemente të veprës penale, Prokuroria e Tiranës ka vendosur të mos fillojë procedimin penal ndaj ish-gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Besnik Imeraj.
Sipas akuzës së kryeqytetit, pas kqyrjes së materialeve të mbërritura nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, nuk është gjetur asnjë shkelje e bërë nga Imeraj në plotësimin e dokumentacionit për të kaluar në procesin e rivlerësimit.
Ishte pikërisht KPK e cila i ndërpreu vetingun ish-gjyqtarit pas dorëheqjes së tij nga sistemi i drejtesisë, por që vendosi të referojë dosjen e tij në Prokurori duke e lënë në dorë të saj nëse do të ngrihej akuzë për Imerajn.
Por, nga verifikimi tre javor i kryer nga Prokuroria, nuk është gjetur asnjë shkelje e ish – gjyqtarit.
Besnik Imeraj u zgjodh anëtar i Gjykatës Kushtetuese në Prill të vitit 2013. Ai u dorëhoq në vitin e pestë të mandatit duke sqaruar se e kishte bërë këtë për arsye personale dhe shëndetësore.
Tv Klan