Qindra gra të kryeqytetit kanë zhvilluar sot një procesion të heshtur kundër dhunës nsdaj gruas. Të gjenden vrasësit së Erietës, të ndalohet dhuna ndaj gruas , të mos cënohet pozita dhe roli i grave në shoqërinë tonë. Këto kanë qënë kërkesat e tyre. Qindra qirinj të ndezur, qindra gra të Tiranës kanë ecur sot përgjatë bulevardit të kryeqytetit të nisura nga Pallati i Kulturës.
Korteu ka ndaluar përpara Ministrisë së Drejtësisë ku kanë vendosur dhe qirinjtë e ndezur për ti kujtuar Drejtësisë që vrasja Erietës dhe të tjera viktima të dhunës kërkojnë vendosjen e autorëve përpara ligjit por dhe përpara gjyqit. Në korteun e sotëm ishin të pranishëm Jozefina Topalli, nënkryetare e Parlamentit si dhe përfaqësuese të shoqatave të grave./tvklan.al